Faqe interneti për të udhëtuar mes planeteve

08/09/2011 15:20

Është e mundur të udhëtosh mes planeteve, satelitëve apo asteroidëve duke qendruar ulur përpara kompjuterit të shtëpisë.

Mjafton të lidhesh me një faqe të re interneti të krijuar nga NASA (http://solarsystem.nasa.gov/eyes/) për të njohur të gjitha detajet e sistemit diellor dhe të fundit rreth misioneve hapësinore falë azhornimeve në kohë reale.

“Eyes on the Solar System”, ky është emri i programit, i cili kombinon teknologjinë e videolojrave interaktive me të dhëna të NASA-s.

Programi i nevojshëm për të naviguar mund të shkarkohet falas.

Top Channel