Facebook dyfishon të ardhurat

08/09/2011 17:00

Vrapi i Facebook nuk ndalet. Rrjeti social më i famshëm i botës ka arritur një tjetër objektiv të rëndësishëm duke dyfishuar të ardhurat.

Rrjeti social për gjysmën e parë të 2011-s ka arritur shifrën 1.6 miliardë dollarë nga 800 milionë që ishin në të njëjën periudhë të vitit të shkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal duke iu referuar një burimi pranë grupit të Mark Zuckerberg.

“Yahoo!” ndryshon drejtuesin

“Yahoo!” ndryshon kreun. Largohet drejtoresha e përgjithshme Carol Bartz, në vend të saj do të jetë Tim Morse.

Sipas Wall Street Journal, presidenti Roy Rostock dhe bashkëthemeluesi Jerry Yang kanë vendosur ndryshimin në tentativë për të çuar ndërmarrjen në kohët e saj të arta, kur ishte lider në sektorin e motorëve të kërkimit.

Bartz erdhi në krye të shoqërisë më shumë se 2 vjet e gjysmë më parë.

“Yahoo!” vitet e fundit është konkurruar bindshëm nga dy kolosët, “Google” e “Facebook” të cilët falë klikimeve të shumta zotërojnë pjesën më të madhe të reklamave online.

Top Channel