Hugh Jackman, aktori më seksi i fantashkencës

07/09/2011 12:35

Hugh Jackman ka mundur konkurrencën e Johnny Depp dhe David Tennant si aktori i fantashkencës më seksi në botë.

Australiani ka dalë i pari në një sondazh të realizuar nga rrjeti televiziv amerikan ‘SyFy’.

Jackman ka interpretuar personazhin e Wolverine në sagën e filmave X-Men dhe grinta e tij ka bindur fansat që ta votojnë si aktorin më seksi.

Në vend të dytë është renditur David Tennant, protagonist i serialit televiziv britanik ‘Doctor Who’, ndërsa aktori anglez John Barrowman ka fituar vendin e tretë falë interpretimit në ‘Torchwood’.

Johnny Depp dhe Harrison Ford kanë përfunduar vetëm në vend të katërt dhe të pestë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA