Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

07/09/2011 10:10

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në
Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit të sotëm 500 metra
prane Rotondos se Plukut.

Viktima Osman Mece 59 vjec nga Pogradeci, ka qene ulur ne vendin e pare te pasagjerit, ndersa dy te plagosurit jane drejtuesi i mjetit dhe djali i viktimes. Pas ngjarjes te plagosurit jane derguar ne spitalin e qytetit Lushnje per ndihme mjeksore dhe sipas mjekeve jeta e tyre eshte jasht rrezikut.

Sipas policise, e cila menjehere shkoi ne vendngjarje ,aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise jashtë normave te lejuara. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke bere qe mjeti te perplaset me nje grumbull granili, me pas ka rreshqitur duke perfunduar ne kanalin buze rruges.

Automjeti tip benz me targa te TR 9453 I eshte demtuar teresisht, ndersa 59-vjecari ka mbetur i vdekur ne vend. Dy te plagosurit jane nxjerre nga automjeti me ndihmen e policise dhe punetoreve te nje firme prane vendit te aksidentit. Pas kesaj ngjarje policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Ky eshte rasti i dyte i aksidenteve rrugore ne kete aks ne Lushnje.Dy dite me pare nje tjeter viktime u shenua ne po kete zone, ku viktima ka gjetur vdekjen si pasoje e mungeses se ndihmes se shpejte, pasi gjate udhetimit ka qene i vetem ne automjet ne momentin e perplasjes.

Top Channel