Sipas një kërkimi të Kombeve të Bashkuara mbi popullsinë, në 83 vende të botës indeksi i fertilitetit po bie në mënyrë të vazhdueshme dhe femrat janë më të prekurat nga kjo.

Sipas kësaj analize të publikuar nga ‘Economist’, në Hong Kong numri i lindjeve të femrave po përgjysmohet nga brezi në brez.

Përsa i përket vendeve të tjera të botës, nëse do të ecet me këto ritme, në Itali femrat do të zhduken në vitin 3500, në Kanada në vitin 4400 dhe në Brazil femra e fundit do të lindë në vitin 5000.

Shkaqet janë shtyrja e martesës nga ana e vajzave për t’i dhënë prioritet karrierës.

Por, ky parashikim afatgjatë i Kombeve të Bashkuara është në kundërshtim me të dhënat që tregojnë se branda vitit 2011 popullsia botërore do të arrijë në 7 miliardë.

Top Channel