Gjashtë të plagosur për një fejesë

04/09/2011 20:05

Gjashtë persona anëtarë të dy familjeve mbetën të plagosur pas një përleshje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Tozhaj në Berat.

Shkak i përplasjes së dhunshme ishte një fejesë e prishur. Dy persona babë e bir të ndihmuar dhe nga një bashkëfshatar kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta 6 anëtarët e familjes Zenuni në këtë fshat të Beratit.

Për pasojë një person është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak. Pesë të tjerët morën mjekim në spitalin e Beratit.

Policia ka mësuar se personat që kryen sulmin kundërshtonin fejesën e vajzës së tyre me djalin e familjes që dhunuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA