Shëndoshja, faji i geneve të trashëgueshme

03/09/2011 11:35

Ka persona të cilët duke ngrënë pak shëndoshen shumë dhe ka nga ata të cilët duke ngrënë shumë shëndoshen pak. Kjo do të thotë që njerëz të caktuar kanë të trashëguar që në lindje një prirje për të vuajtur mbipeshën.

Kjo ndodh sepse grumbullimi i dhjamit nuk varet vetëm nga mënyra jonë e jetesës, por varet pjesërisht edhe nga disa gene.

Organizmi i njeriut grumbullon dhjamë në mënyrë që të ketë rezerva në periudha kur nuk ka ushqim. Duke i shtuar kësaj një dietë shumë kalorike bëhet e pamundur të kontrollohet shtimi në peshë pas një periudhe të caktuar.

Edhe pse ka pasur shumë studime, sot është e pamundur të ndërhyhet në këto gene, por po punohet në mënyrë që të arrihet analizimi i tyre dhe të këshillohet një dietë e përshtatshme në varësi të personit.

Top Channel