Francë, paguan më shumë për divorcin se nuk bënte seks

03/09/2011 14:15

Gjykata e Nisës në Francë ka shpallur fajtor burrin, i cili ishte akuzuar nga gruaja se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të për vite të tëra.

Burri, i cili është munduar të justifikohet me stresin dhe lodhjen duhet t’i paguajë tashmë 10 000 euro ish-bashkëshortes si dëmshpërblim,

Gruaja, e cila ishte e martuar prej 21 vitesh dhe kishte 2 fëmijë, është shprehur se ndarja ka ardhur për shkak të mungesës së marrëdhënieve intime.

Kodi Civil francez e konsideron seksin si një “detyrë martesore” për çiftet.

Top Channel