Tjetër vajzë për Mel B

02/09/2011 16:00

Mel B ka lindur vajzën e saj të tretë mëngjesin e sotëm në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-pjesëtarja e Spice Girls dhe bashkëshorti i saj, Stephan Belafonte, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Mel B: “Melanie Brown dhe Stephan Belafonte janë bërë me vajzë. Vogëlushja është fëmija i parë i çiftit dhe gëzon shëndet të plotë.”

Ende nuk ka lajme për emrin e foshnjes.

Mel B ka edhe dy vajza të tjera nga marrëdhëniet e saj të mëparshme me Jimmy Gulzar dhe Eddie Murphy: 12-vjeçaren Phoenix dhe 4-vjeçaren Angel.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel