Qelizat me yndyrë rrisin flokët

02/09/2011 12:00

Qelizat me yndyrë në lëkurë janë identifikuar si burimi i kimikateve që
duhen për të arritur rritjen e flokëve. Kështu thonë disa kërkues në
SHBA.

Eksperimentet, të kryera fillimisht mbi minjtë dhe të publikuar në një gazetë shkencore, sugjerojnë se qelizat e rrënjëve të flokëve kontrollohen nga yndyra.

Kështu, injektimi i një qelize të yndyrshme ka stimuluar rritjen e flokëve tek një mi, trupi i të cilit nuk përmbante qeliza të tilla.

Studiuesit i kanë marrë ato nga një mi i shëndetshëm dhe i kanë injektuar tek miu i dobët, i cili rreth një javë më vonë ka filluar të japë rezultat.

Grupi i shkencëtarëve nga Yale University thotë se mund të jetë e mundur që këto zbulime të përdoren së shpejti, por ende nuk dihet me siguri nëse do të funksionojë edhe për njerëzit.

Top Channel