Metamorfoza e Madonës
02/09/2011 10:20
Ylli i muzikës Madona gëzon një formë perfekte, pamje të freskët dhe
ndryshimi i saj i ka habitur të gjithë në festivalin e 68-të të
Venecias.
53-vjecarja kishte veshur një fustan të gjatë të mrekullueshëm, krijuar posacërisht nga stilisti italian Vionnet.
Pavarësisht se ishin orë mbrëmjeje, Madonna shoqëroi veshjen e saj me një palë syze të errëta me skelet të kuq, që kombinohej shumë bukur me fluturat e fustanit sensual.
Këngëtarja u shfaq më e re dhe më e freskët se kurrë në këtë event, duke cuditur të gjithë me atë që mediat e huaja e quajten si metamorfozën e saj.
Top Channel