Google, Chrome mbush tre vjeç

02/09/2011 18:10

Një dritare navigacioni lineare dhe e sigurtë, e shpejtë me “Instant”, e lidhur me të ardhmen falë Chromebook, kompjuteri i ri i projektuar për të bërë gjithçka në web.

Këto janë disa nga karakteristikat e Chrome, browser-i “open source” i Google që mbush tre vjeç.

Mountain View feston me një post në blogun e tij: “Happy Birthday Chrome!”.

Shfletuesi është afirmuar menjëherë saqë është i treti më i përdorur nga naviguesit në rrjet.

Top Channel