Pitt e Jolie cojnë fëmijët për darkë

01/09/2011 09:20

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kalojnë kohë bashkë me fëmijët e tyre në Londër.

Familja e famshme, dy prindërit dhe gjashtë fëmijët e tyre darkuan në një restorant japonez në King Road, gjë e cila nuk kaloi pa u vënë re nga paparacët.

Aktori 47-vjecar Brad Pitt ka qenë shumë i zënë këto kohë me xhirimet e filmit të fundit “ëord ëar Z” dhe ka vendosur që të kalojë më shumë kohë me partneren e tij Angie dhe fëmijët e tyre.

Brad ishte veshur sportiv me kemishe te bardhe dhe nje palë pantallona ngjyrë mjalti, ndërsa Angelina në mëngjes pasi u shfaq me një fustan të bardhë të hollë, më pas doli e veshur me ngjyra të errëta.

Më herët protagonistja e “salt” i coi fëmijët e saj në Pottery Café, një zonë shumë e njohur në Londër.

Në fundjavën e kaluar Angelina udhëtoi në Holandë ku mori pjesë në procesin gjyqësor ndaj komandantit të luftës, kongolezit Thomas Lubanga.

Jolie: Nuk do të martohem

Angelina Jolie mohoi zërat se ajo dhe partneri i saj që nga viti 2005, aktori Brad Pitt, po planifikojnë të martohen.

Gjithashtu aktorja përgënjeshtroi lajmin se është shtatzënë në një intervistë për ‘Vanity Fair’.

Që kur aktorët e famshëm janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Mr & Mrs Smith’, ka pasur zëra për një martesë të mundshme mes tyre, por ata kanë këmbëngulur se nuk do të martohen deri sa nuk do të lejohet martesa mes njerëzve me seks të njëjtë.

“Nuk po planifikoj asnjë martesë sekrete. Gjithashtu dua të theksoj se nuk jam shtatzënë dhe se nuk do të adoptoj fëmijë tjetër… jo për momentin”, shprehet Jolie.

Pitt dhe Jolie shesin me ulje shtëpinë

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë nxjerrë në shitje mansionin e tyre në Kaliforni për 14 milionë dollarë.

Cifti i aktorëve të famshëm ka vendosur ta shesë banesën që ka një pishinë, një fushë tenisi, një frigorifer ku mund të futesh edhe vetë brenda dhe kopshte të mëdha.

Jolie dhe Pitt u munduan ta shisnin mansionin e tyre në vitin 2009 për 18 milionë $, por pa ia arritur qëllimit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel