Bullock dhe Reynolds, shumë projekte bashkë

01/09/2011 17:55

Sandra Bullock dhe Ryan Reynolds do të punojnë së bashku në një projekt të ri: një program i animuar me titull: ‘An Then There Was Gordon’.

Por, ky nuk është projekti i vetëm që aktorët kanë së bashku. ‘Most Wanted’ do të jetë filmi i ri në të cilin Bullock dhe Reynolds do të interpretojnë sërish bashkë pas suksesit të filmit ‘The Proposition’.

Pikërisht këto projekte kanë bërë që të përhapen zërat për një lidhje mes tyre, por vetë aktorët kanë mohuar ekzistencën e një historie dashurie.

Top Channel