George Clooney braktis rolin

31/08/2011 10:10

George Clooney ka hequr dorë nga roli kryesor në filmin e Steven Soderbergh, ‘The Man From U.N.C.L.E’.

Nuk dihet ende arsyeja se pse aktori 50-vjeçar nuk ka vazhduar projektin, por mendohet se axhenda e ngarkuar ka qenë shkak i braktisjes së rolit.

Filmi tregon historinë e dy spiunëve ndërkombëtarë dhe xhirimet do të fillojnë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Clooney ka bashkëpunuar me Soderbergh në filma si ‘Out Of Sight’, ‘Solaris’, ‘The Good German’ dhe trilogjinë Oceans.

Top Channel