Timberlake-Biel, fundjavë romantike

30/08/2011 18:15

Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë kaluar fundjavën bashkë duke bërë të mendohet për një ribashkim të tyre.

Këngëtari udhëtoi në Toronto të Kanadasë për të ndenjur me ish të dashurën, pesë muaj pas ndarjes së tyre.

Aktorja Jessica Biel aktualisht po punon për filmin ‘Total Recall’, ku do të jenë protagonistë edhe aktorë si Colin Farrell dhe Kate Beckinsale.

Jessica dhe Justin janë takuar në vitin 2007 dhe kanë qenë bashkë për katër vjet. Ata u ndanë në mars të këtij viti.

Gjatë kësaj kohe ka pasur zëra për lidhje të Justin Timberlake me aktoret Olivia Wilde dhe Mila Kunis, ndërsa Jessica Biel këto pesë muaj i ka kaluar me aktorin Gerard Butler.

Top Channel