Leonardo Di Caprio, i dashuruar

30/08/2011 17:30

Bien përfundimisht zërat për një ndarje të mundshme mes Leonardo Di Caprios dhe Blake Lively.

Aktori i ka thënë miqve të tij më të ngushtë se është i gatshëm të bashkëjetojë me protagonisten e filmit “Gossip Girl”.

“Leo dhe Blake janë shumë të lumtur për momentin. Kanë filluar të flasin për të ardhmen e tyre dhe po mendojnë të blejnë një shtëpi së bashku”, shprehet një mik i afërt i aktorit.

Leonardo Di Caprio u nda majin e kaluar nga modelja Bar Rafaeli pas një lidhjeje 5-vjeçare dhe tashmë duket se ka gjetur dashurinë e re.

Top Channel