Cheryl Cole drejt Hollywood?

30/08/2011 10:20

Cheryl Cole është pjesë e një filmi të Hollywood, përkrah aktores së madhe Cameron Diaz.

Flitej prej kohësh se ylli i X Factor do të luante në një film, por tani duket se ëndrra e saj po bëhet  realitet.

28-vjecarja Cole ka nisur të punojë për filmin duke qenë pjesë e xhirimeve në Atlanta e Georgia dhe është fotografuar, ndërsa mbante veshur një fustan të zi të ngushtë të Emilio Pucci-t, shoqëruar me një palë këpucë me taka të larta.

Filmi ka titullin “What to Expect When You’re Expecting” dhe në të marrin pjesë edhe aktorët Dennis Quaid, Chris Rock dhe Matthew Morrison. Në këtë film trajtohet jeta e katër cifteve që përgatiten të bëhen prindër.

Burime prane ekipit drejtues të xhirimeve thonë për ‘Daily Mail’ se Cheryl duket se po argëtohet dhe mezi po pret që të realizojë deri në fund rolin e saj.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA