Angelina Jolie: Nuk do të martohem

30/08/2011 19:05

Angelina Jolie mohoi zërat se ajo dhe partneri i saj që nga viti 2005, aktori Brad Pitt, po planifikojnë të martohen.

Gjithashtu aktorja përgënjeshtroi lajmin se është shtatzënë në një intervistë për ‘Vanity Fair’.

Që kur aktorët e famshëm janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Mr & Mrs Smith’, ka pasur zëra për një martesë të mundshme mes tyre, por ata kanë këmbëngulur se nuk do të martohen deri sa nuk do të lejohet martesa mes njerëzve me seks të njëjtë.

“Nuk po planifikoj asnjë martesë sekrete. Gjithashtu dua të theksoj se nuk jam shtatzënë dhe se nuk do të adoptoj fëmijë tjetër… jo për momentin”, shprehet Jolie.

Top Channel