Fotot zyrtare të martesës së Kim Kardashian

29/08/2011 10:30

Kim Kardashian vendosi që në ditën e martesës së saj mos të ishte vetëm ajo femra e veshur me të bardha, por edhe shoqërueset e nuses, të cilat ishin motrat e saj, të shkëlqenin njësoj si nusja.

Në fotot zyrtare të martesës të publikuara nga revista ‘Hello’, Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian shihen me fustane shume të ngjashme me njëra-tjetrën. Ndryshimi i vetëm ishte se fustani i nuses kishte diamante me vlerë 15 milionë dollarë.

Kim Kardashian u martua në fillim të këtij muaji me basketbollistin e NBA Kris Humphries, në një ceremoni me 400 të ftuar që kushtoi 3 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel