Steven Soderbergh në Venecia

27/08/2011 13:40

“Contagion”, filmi i ri i Steven Soderbergh, do të kalojë jashtë konkursit në edicionin e 68-të të Ekspozitës së Kinemasë në Venecia, që do të mbahet nga 31 gushti në 10 shtator.

Në të njëjtën kohë, filmi në fjalë do të dalë edhe në sallat e kinemave të Shteteve të Bashkuara.

Skenari bën fjalë për rrezikun që i kanoset njerëzimit nga një virus dhe filmi do të jetë një garë me kohën për të gjetur mënyrën e parandalimit të sëmundjes.

Filmi i shpërndarë nga Warner Bros ka një staf galaktik aktorësh, me Kate Winslet, Laurence Fishburne, Matt Damon, Gwyneth Paltrow, Marion Cotillard dhe Jude Law.

Filmat më të njohur të Soderbergh kanë qenë “Trafic”, me Michael Douglas dhe Catherine Z Jones, si dhe trilogjia e “Ocean’s Eleven”, me George Clooney, Brat Pitt, Matt Demon, etj.

Top Channel