Dashuri e re për Jim Carrey?

27/08/2011 13:05

I cmendur pas saj, apo aventura e radhës? Ndjenjë e vërtetë, apo një mashtrim? Për momentin janë vetëm fjalët e ëmbla të Jim Carrey, 49 vjec, i njohur në mbarë botën për interpretimet e tij në “The Truman Show”, “The Mask” dhe “Ace Ventura”.

Fjalë që kanë djegur tashmë internetin. Aktori kanadez ka publikuar në faqen e tij një video që tregon dashurinë e tij për kolegen Emma Stone, 27 vjec më e re se ai.

Stone është e njohur për publikun fëminor, pasi ka interpretuar një seri rolesh si sirenë, princeshë, Hirushen dhe personazhe të tjera të njohura.

“Emma, ti je gjëja më e bukur. Je e bukur, por edhe inteligjente e zemërmirë. Po të kisha moshën e duhur do të isha martuar me ty dhe do të kishim pasur shumë fëmijë. Seksi? Do kishe falenderuar Zotin për pjesën tjetër të jetës tënde”, shprehur Carrey në mesazhin e tij.

Top Channel