Shkodër, policia parandalon krimin

26/08/2011 21:20

Policia e Shkodrës dhe RENEA kanë arritur të parandalojnë një vrasje në Dukagjin duke arrestuar tre persona.

Në pranga janë vënë Ndue Tonaj, 68 vjeç, Prek Tonaj 36 vjeç dhe Ndoc Prela 44 vjeç, të cilët u ndaluan teksa po tentonin të kryenin krimin për hakmarrje.

Të arrestuarit do të vrisnin një person nga familja Hasanaj në komunën Shalë.

Policia e Shkodrës prej kohës kishte mbajtur nën mbikëqyrje tre të arrestuar.

Top Channel