Indi, ndalen xhirimet e 007-ës

26/08/2011 19:55

Xhirimet për filmin e 23-të të James Bond, që po zhvillohen në Indi kanë ngecur.

Shkak janë bërë autoritetet indiane të cilat nuk lejojnë xhirimin e një skene të filmit me protagonist, Daniel Craig në një tren të shpejtësisë së lartë.

Mësohet se autoritetet nuk dhanë leje për shkaqe sigurie.

Pas këtij episodi të pakendshëm, regjisori, Sam Mendes po mendon seriozisht rikthimin e xhirimeve në Afrikën e Jugut.

Top Channel