Filmi më i keq në historinë e kinemasë

26/08/2011 17:00

11 dollarë fitime dhe vetëm 1 spektator në sallën e kinemasë. Këto janë rezultatet e javës së kaluar të filmit “The Worst Movie Ever”, titull që përkthehet filmi më i keq në histori.

Filmi me regji dhe skenar  të Glenn Bergoetz tregon historinë e një roboti të çuditshëm që vjen në Tokë për të shkatërruar planetin tonë. Në premierën e tij në Los Angeles ishte vetëm një person në sallën e kinemasë.

Praktikisht filmi nuk ka dramë dhe ky duhet të jetë motivi që të ndjekësh një film të tillë është shumë e mërzitshme (pa përmendur cilësinë e dobët të efekteve).

Shfaqja e dytë e filmit do të bëhet më 31 gusht në Virginia (SHBA). Regjisori ka apeluar nëpërmjet Facebook-ut që njerëzit të cilët banojnë pranë kinemasë të shkojnë për të parë filmin.

Shpresojmë që të paktën aktorët të marrin mundimin për të shikuar punën e tyre, mundësisht të shoqëruar nga familjarët.

Top Channel