Alec Baldwin, bashkëjetesë me të dashurën

26/08/2011 15:50

Alec Baldwin do të bashkëjetojë me të dashurën e tij Hilaria Thomas, e cila është edhe instruktoria e tij e jogës.

Miqtë e afërt të aktorit amerikan sigurojnë se martesa do të vijë në muajt e ardhshëm.

“Alec ka rënë në dashuri kokë e këmbë. Madje është takuar edhe me prindërit e saj”, thonë burime për mediat amerikane.

53-vjeçari Baldwin është 26 vjet më i ri se partnerja. Fakti interesant është se vitin e kaluar aktori kishte deklaruar: “Nuk ka gjë më të keqe se sa të zgjohesh në mëngjes me një femër 25 vjet më të re se vetja. Të vjen të vrasësh veten sepse nuk gjen asnjë temë bisede me një person nga i cili të ndan një diferencë moshe kaq e madhe.”

Duket se tashmë Alec Baldwin ka ndryshuar mendim.

Top Channel