Avril Lavigne me look të ri

25/08/2011 13:25

Avril Lavigne duket se është pjekur.

Vitet kur këngëtarja shfaqej gjithmonë me look-un e rokeres kanë kaluar tashmë dhe Lavigne ka filluar të veshë taka dhe fustane mbrëmjeje të firmave nga më prestigjiozet.

“Kur isha më e vogël gjithmonë më pëlqenin veshjet “rebele”, por me kalimin e kohës ndryshon edhe gusto. Tani që jam rritur e ndjek më shumë modën. Më parë as nuk e mendoja të vishja taka apo fustane të shkurtra”, shprehet këngëtarja 26-vjeçare.

Avril Lavigne ka një linjë veshjesh të sajën me emrin Abbey Dawn dhe më 12 shtator do të prezantohet në javën e modës së New York, një nga eventet më të rëndësishme të “fashion”-it.

Top Channel