Winehouse, nuk ishte faji i drogës

24/08/2011 09:45

Pas vdekjes tragjike të Amy Winehouse në korrikun e kaluar, pati shumë spekullime për arsyen që çoi në shuarjen e saj.

Por, ditën e djeshme u bë e ditur nga mediat britanike se raporti i toksikologjisë tregon se nuk u gjet asnjë substancë e ndaluar në organizmin e Winehouse.

“Raporti tregon se në trupin e Amy Winehouse janë gjetur sasi alkooli, por nuk mund të thuhet se vdekja u shkaktua nga pija”, deklaroi një zëdhënës i familjes.

Menjëherë pasi këngëtarja ndërroi jetë, një shitës droge i zonës tha për tabloidët se ai e kishte ndihmuar Amyn të blinte heroinë dhe kokainë një ditë para vdekjes.

“Më vjen mirë që tashmë do të rrëzohen të gjitha historitë e sajuara për vajzën time”, u shpreh babai i këngëtares.

Top Channel