Al Pacino, nga Scarface në Wilde Salome

24/08/2011 18:35

Për një natë, më 31 gusht, filmi kult “Scarface” kthehet në kinema (në SHBA), pas pothuajse 30 vjet nga dalja.

Ndërkohë Al Pacino është veshur ekzaktësisht si personazhi i tij Tony Montana në një festë në Los Angeles me rastin e daljes në blu ray të filmit të Brian De Palma më 6 shtator.

71 vjeç, ndër aktorët ikonë të kinemasë botërore, Al Pacino do të jetë ndër protagonistët e Venezia 68, si aktori dhe regjisori i Wilde Salome, ndër eventet jashtë konkursit.

Top Channel