Angelina Jolie dhe birësimi i Maddox

23/08/2011 19:35

Angelina Jolie, e cila interpretoi superheroinën Lara Croft në vitin 2001, deklaroi se pjesët e filmit të xhiruara në Kamboxhia bënë që të birësonte djalin e saj të parë, Maddox, pasi pa kushtet e mjerueshme në të cilat jetonin fëmijët atje.

“Pati një kthesë në jetën time kur punoja për filmin ‘Lara Croft: Tomb Raider’. Mësova se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se sa filmat. Nuk dija shumë për Kamboxhian dhe jam befasuar nga mirësia e njerëzve atje”, deklaron Jolie.

Aktorja, së bashku me bashkëshortin e saj Brad Pitt, ka adoptuar edhe dy fëmijë të tjerë: Pax-in nga Vietnami dhe Zahara-n nga Etiopia.

Top Channel