Libi, rebelët: Merret televizioni shtetëror

22/08/2011 18:00

Kryengritësit libian kanë marrë selinë e televizionit shtetëror libian “al-Jamahiriya” në Tripoli.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni “al Arabiya”, duke saktësuar se janë ndërprerë transmetimet e televizionit, organ i informacionit zyrtar të regjimit të Muammar Gheddafi.

Ndërkohë rebelët kanë deklaruar se nuk e dinë se ku gjendet koloneli.

“Nuk e dimë se ku është Rais; nëse është ende në Libi apo ka arritur të dalë nga vendi”, është shprehur lideri i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mohamed Abdel Jalil.

Top Channel