Gedafi: Frikë se Tripoli mund të digjet

21/08/2011 21:00

“Kam frikë se Tripoli do të digjet”. Kjo është deklarata e liderit libian, Muamar Gedafi.

Në një mesazh audio shpërndarë nga televizioni arab, Al Jazira, Gedafi paralajmëron luftë deri në fund dhe se nuk do të dorëzohet kurrë. Ai dënoi sulmet ajrore të NATO-s.

Në fund të mesazhit, Gedafi fton mbështetësit e tij nga të gjitha anët e Libisë të shkojnë të “clirojnë” kryeqytetin Tripoli, ku po mbahen luftime të ashpra mes forcave rebele dhe besnikëve të kolonelit.

Top Channel