Michelle xheloze për Jennifer Hudson

20/08/2011 09:35

Zonja e parë e Amerikës është bërë xheloze për Jennifer Hudson. Sipas
burimeve të mirëinformuara, ish-talenti muzikor i spektaklit amerikan
‘American Idol’, e ka nxehur shumë Michelle Obama-n.

Në ditëlindjen e 50-të të presidentit Obama, Hudson këndoi me një interpretim shumë seksi “Happy Birthday”, në stilin Marilyn Monroe. Pikërisht ky moment duket se i ka errur sytë Michelle, e cila po e mbante nën kontroll veten në mënyrë të sforcuar.

Tani duket se Hudson nuk do të shkelë më në Shtëpinë e Bardhë, të paktën për aq kohë sa aty të jetë dora e Michelle.

Në momentin e këngës përshëndetëse, sic tregojnë të pranishmit, Barak u shndërrua në një djalë të ri, që po kalonte një natë në klub striptizmi.

Top Channel