Jetë ‘e vështirë’ dhe interesante per Harper Seven

20/08/2011 08:55

E ardhmja për vajzën e ciftit Beckham duket se do të jetë interesante dhe e përcaktuar mirë.

Që kur të bëhet 1 vjec Harper Seven do të ndjekë një dietë të fortë nën kontrollin e nënës së saj Victoria, ndërsa babai David, duket se do të jetë shumë xheloz për të bijën, e cila pa diskutim që do të ketë një të ardhme të ndritur.

Ish-Posh Spice me siguri që do ta veshë vajzën e saj si kukull, duke eksperimentuar sa më shumë mbi të voglën e saj, ndërsa David tashmë e ka bërë të ditur se do të jetë shumë i kujdesshëm në daljet e së bijës. Vëmendje ndaj së voglës nuk do të kenë vetëm prindërit, por edhe tre vëllezërit më të mëdhenj: Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

“Kur të rritet vëllezërit do ta shëtisin, por do të kenë edhe detyrë që të tregojnë kujdes për motrën e vogël”, thotë David. Në adoleshencë Harper Seven ndoshta do ta ketë të vështirë me tre vëllezër, një baba deri diku të rreptë dhe një nënë super të kujdesshme për veshjen dhe imazhin.

Top Channel