Daniel e Rosanne, shëtitje romantike në New York

20/08/2011 09:30

Zbulohet identiteti i vajzës që ka arritur të magjepsë Daniel Radcliffe, personazhin kryesor të ‘Harry Potter’.

Quhet Rosanne Cocker,është 22 vjec dhe punon si asistente produksioni. Lajmin e bën të ditur ‘Mail Online’ që ka publikuar edhe foto të ciftit dorë për dorë në New York.

Të dy frekuentohen prej një viti dhe Rosanne jeton pjesërisht në shtëpinë e prindërve në Surrey në Britani dhe pjeserisht në apartamentin e Radcliffe në Manhattan.

Babai i vajzës, Malcolm Cocker, një piktor, tregon për tabloidin anglez se vajza e tij e takoi Daniel në vitin 2007 gjatë xhirimit të një prej filmave të sagës së ‘Harry Potter’.Malcolm ka dhënë bekimin e tij për këtë lidhje, pasi Daniel i pëlqen shumë dhe duket djali i përshtatshëm për vajzën e tij.

Top Channel