Vokali! The Voice of Albania

18/08/2011 22:30

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në SHBA në televizionin NBC, Vokali, shoë i talentit muzikor, së shpëjti vjen edhe në ekranin e Top Channel: The Voice of Albania!

Ky format i ri ndërkombëtar është ndër prurjet e radhës të Top Channel, i cili është gjithmonë në kërkim të programeve më të suksesshme dhe më të fundit për t’i sërvirur publikut shqiptar.

Por si funksionon formula e Vokalit? Katër trajnerë zëri në fazën e përzgjedhëse të shoë-t, të kthyer me shpinë nga skena ku përformojnë konkurentët, i dëgjojnë ata pa i parë, pa u ndikuar aspak nga imazhi i tyre, duke besuar vërbërisht vetëm në zërin e tyre: VOKALIN. Jo më kot kjo fazë quhet ajo e audicioneve të verbëra…

Nëse VOKALI i përformuesit godet, atëherë trajneri i zërit shtyp butonin, cka do të thotë që e përzgjedh atë, karrigia rrotullohet dhe vetëm atëherë shihen në sy!

Është kjo që bënë edhe trajnerët e zërit të versionit amerikan, katër të mëdhenj të muzikës bashkëkohore: Christina Aguilera, Adam Levine, leader i Maroon 5 dhe Blake Shelton e Cee Lo Green.

Nëse janë më shumë se një trajnerë të zërit që shtypin butonin, atëherë zgjedhja i mbetet performuesit. Më pas, cdo trajner formon ekipin e tij dhe këtu nis gara.  Kjo është një arenë lufte muzikore, jo vetëm mes këngëtarëve, por edhe vetë trajnerëve të zërit.

Fazë pas faze, deri në finale, secili trajner do të shkojë me përformuesit e tij më të mirë. Fituesin e cmimit të madh të Vocal of Albania/Vokalit të Shqipërisë, e zgjedhin vetëm shqiptarët, por të tjera cmime do të ofrohen: promovime muzikore, kontrata me shtëpi diskografike…

Së shpejti në Top Channel, The Voice of Albania, Vokali, pasi vetëm ai ka rëndësi!

Top Channel