Gjirokastër, aksion anti-hashash

17/08/2011 11:55

Policia e Gjirokastres ka ndërhyrë në një aksion të koduar me emrin
“Perëndimi i Hënës” dhe ka shkaterruar 3 parcela te mbjella me hashash
ne nje lagje periferike te Lazaratit.

Jane gjithsej 1685 rrenje hashashi te shkaterruara, numri me i madh i regjistruar nga policia ne kete sezon. Nderkohe jane shpallur ne kerkim edhe tre persona banues ne Lazarat te akuzuar per kultivim te lendeve narkotike.

Operacioni ka nisur rreth orës 01.00 të mëngjesit dhe ka zgjatur rreth 4 orë, ku rreth 30 forca policie kanë bërë të mundur që të shkatërrojnë dhe asgjësojnë 3 parcela të kultivuara me kanabis sativa, të kultivuara nga tre banorë të fshatit Lazarat.

Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa, me një gjatësi nga 120  deri 140 centimetra të larta. Një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjesua me djegie.

Top Channel