SHBA, gjendet Rembrandt-i i vjedhur të shtunën

16/08/2011 17:20

Policia e Los Angeles ka arritur të gjejë vizatimin e shtrenjtë me penë dhe bojë të Rembrandt, me titullin “Gjykimi”, i vjedhur të shtunën e shkuar gjatë një ekspozite private në Hotel Ritz Carlton të Marina del Rey.

Asnjë detaj për mënyrën sesi agjentët kanë gjetur skicën që i përket shekullit të 17 me një vlerë prej 250 mijë dollarësh.

Sipas mediave, ndihmë në hetime kanë dhënë imazhet e mara nga kamerat e hotelit.

Top Channel