Greva e minatorëve, Aleanca Kuq e Zi në Bulqizë

13/08/2011 10:40

Aleanca Kuq e Zi mbërrin në Bulqizë, në mbështetje të grevës së minatorëve që sot ka hyrë në ditën e 20-të.

Përfaqësuesit e Aleancës thonë se pasuritë kombëtare po jepen me koncesion skllavërues dhe se Bulqiza është thesari i Shqipërisë.

“Jemi të pasur nën tokë dhe të uritur mbi tokë. Kemi strategji për pasuritë kombëtare, ne nuk mund të lejojmë që Atdheu të jetë nën ankandet e konsesioneve skllavëruese”, thanë përfaqësuesit.

Minatorët në udhëkryq

Dita e 19-të e grevës së urisë
jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë zgjidhje në Bulqize por përkundrazi
takimi i zhvilluar në Tiranë ka vënë përballë udhëkryqit minatorët.

Sërish asnjë zgjidhje nderkohe qe rruget jane ngushtuar me tej edhe per
shkak te konfliktit mes kreut te sindikates Kol Nikolla dhe kryetarit te
bashkise Bulqize Roland Keta. Ky i fundit pati bere pergjegjes Nikollen
per bllokimin e negociatave.

Nderkohe qe kreu i sindikates ka reaguar menjehere me pas duke i hequr
Ketes te drejten per te ndermjetesuar me kompanine ACR. Kjo perplasje e
re ka lene thuajse pa perkrahje minatoret e Bulqizes, te cilat jane
zhgenjyer per me teper edhe nga bisedimet e zhvilluara ne nje nga baret e
kryeqytetit.

Gjate oreve te fundit minatoret i kane shtuar edhe nje pike kerkesave te
tyre duke kerkuar largimin e drejtorit te minieres i cili sipas tyre
eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e krijuar. Aktualisht situata
mbetet e ndere ku minatoret duken te zene ne nje morse mes konflikteve
personale te sindikates, kreut te bashkise dhe ACR-së.

Te treja keto pale jane perfshire ne akuza te ndersjellta duke patur si
vije prioritare te pakten deri ne keto momente jo zgjidhjen e situates
por demonstrimin e forces mes njeri tjetrit. Kjo perballje jo vetem qe
nuk po kontribuon ne zgjidhje por po rendon me tej gjendjen e tyre, ne
nje beteje ku te vetmit te sakrifikuar duket te jene pikerisht minatoret
jeta e te cileve rrezikohet ore pas ore.

 

Top Channel