FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Amy Winehouse, është gjallë në Serbi, të paktën si legjendë urbane. Mbi
20 mijë veta që e kanë urryer këngëtaren britanike në qershor, tani janë
krenarë që kanë qenë në koncertin e saj të fundit.
Momenti i rrënimit të saj në skenë, harrimi i vargjeve dhe gjendja e lodhur, kishin bërë që njerëzit të dëshpërohen që kanë dhënë nga 30 deri në 50 euro. Por, askush se mendonte që do të ishte koncerti i saj i fundit, pikërisht ai në Beograd.
Pas vdekjes ende qarkullojnë biletat në shitje në faqet e internetit si në tregun virtual e-bay. Kush ka biletën, është pyetja. Çmimet shkuan deri në 1000 paund dhe tashmë ranë. Ata që ende i kanë biletat i ruajnë me xhelozi, t’i shesin apo jo. Për ironi fansat mund të marrin paratë e tyre mbrapsht.
“Në koncert kam pasur një ndjenjë të çuditshme pasi nuk e kam besuar që do të jetë i fundit, por ka qenë ideja që nuk është një koncert i zakonshëm. Jam adhuruese e madhe dhe koncerti ka qenë i mundimshëm pasi nuk e prisja që të ishte aq katastrofë. Por, jam krenare që e kam biletën”, thotw Marija Dimitrijevic-Miskovic, antropologe nga Beogradi.
Këngëtarja legjendare që vdiq në moshën 27- vjeçare ka hyrë në histori.
Biletat shërbejnë jo vetëm si hyrje në një hapësirë, por edhe në kujtimin e legjendave tragjike. Ata që janë në krizë mund të bëjnë para një ditë duke thënë: Amy, u prefsh në paqe!
Top Channel