Wollfarth: Të ndryshojë Kodi Zgjedhor

12/08/2011 13:30

Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth deklaron se Kodi Zgjedhor në
Shqipëri ka nevojë të ndryshojë, ndërsa për ndryshimet kushtetuese
kampet politike duhet të bashkëpunojnë.

“Konsensusi arrihet vetëm nëpërmjet dialogut mes dy palëve”, tha Wollfarth, duke kërkuar prej forcave politike që të shënojnë hapa përpara në muajin shtator.

Deklarata e Wollfarth u bë në Pogradec, ku ambasadori ndodhej gjatë ditës së sotme.

Top Channel