Ndërron jetë deputeti Gëzim Dibra

12/08/2011 15:05

Ndërron jetë në moshën 55-vjecare deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Gëzim Dibra.

Zoti Dibra u nda nga jeta sot ne Itali, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Gëzim Dibra u lind në Shkodër më 08.11.1956.  Ai mbaroi studimet e larta në Fakultetin Juridik.  Zoti Dibra njihej si një ndër biznesmenët e sukseshëm në qarkun e Shkodrës.

Ai u zgjodh deputet i kryeqendrës së veriut në vitin 2009 dhe ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu  ngushëllimet  për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra.

Ne ngushellimin e publikuar ne faqen online te parlamentit zonja Topalli thote se Deputeti Gëzim Dibra ishte një deputet fisnik, me zemër të madhe dhe integritet të lartë. Si përfaqësues i Shkodrës ai punoi me sens të madh përgjegjësie dhe ndershmërie.

Top Channel