I pushojnë nga puna, fitojnë llotarinë

12/08/2011 15:20

“Jo çdo e keqe vjen për keq” thotë një shprehje e urtë.

Një ditë pasi 10 nga 18 punonjësit e “Smart Teknolloxhis” mësuan se nuk do të ishin më pjesë e kompanisë në Otaua të Kanadasë, fati krejt papritur i bëri një surprizë.

Fituan llotarinë prej 7 milionë dollarësh kanadez dhe secilit i takonte një shumë prej 400 mijë dollarësh.

Kompania njoftoi shkarkimin e 200 prej punëtorëve të saj. Fituesi i llotarisë, Kolin Willard që kishte punuar për shtatë vjet për “Smart Teknolloxhis” u shpreh i befasuar nga fitorja.

“Po shikoja numrat dhe pyeta dike të vinte dhe t’i shikonte sepse nuk isha i sigurt nëse po i lexoja siç duhet. I kisha fituar të gjithë numrat dhe nisa të dridhesha i tëri”, deklaroi Willard.

Megjithëse fituesit u shprehën realistë se shuma prej 400 mijë dollarësh nuk të bën të pasur, kjo histori do të mbetet mend gjatë sepse fitorja erdhi në një moment të vështirë.

Top Channel