Greva, minatorët takohen me ACR-në

12/08/2011 12:00

Dita e 19 e greves se urise se minatoreve nuk ka sjellë asgjë të ndryshme përvec faktit se gjendja e tyre vazhdon të rëndohet.

Situata eshte plotesisht e bllokuar ndersa priten lajme nga grupi perfaqesues qe ka zbritur ne Tirane per nje takim.

Pavaresisht se shenjat e para nuk duket te jene optimiste minatoret shpresojne ne nje zgjidhje te momentit te fundit.

Nderkohe qe mesohet se kreu i sindikates Nikolla ka patur nje perplasje edhe me njeriun qe pritej te ishte ndermjetesuesi mes dy paleve kryetari i bashkise Roland Keta. Me shume gjasa ky i fundit nuk do te kete me kete rol mes minatoreve dhe kompanise ACR. Mbetet tashme per t’u pare se cdo te ndodhe ne oret ne vijim kur syte jane drejtuar nga negociatat e kryeqytetit.

RISHM: Policia të nxjerrë grevistët

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave i kërkoi policisë të ndërhyjë me forcë për të nxjerrë minatorët nga greva pasi sipas këtij insitucioni miniera ka filluar të degradohet dhe po shembet.

RISHM i bën thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë urgjentisht për të bërë mundur sigurinë e jetës së tyre, si edhe për të bërë të mundur sigurinë e vetë minierës që konsiderohet pasuri kombëtare”, tha drejtori i Repartit, Sajmir Zekaj.

Drejtori Zekaj, tha se kushtet e sigurisë janë përkeqësuar vetëm për shkak të ndërprjes së punës dhe mohoi që përpara grevës të ketë patur cënim të tyre.
 

Top Channel