Gjirokastër, vazhdojnë zjarret

12/08/2011 15:55

Në qarkun e Gjirokastrës situata e zjarreve vazhdon të mbetet
shqetësuese. Megjithese temperaturat nuk kane shenuar rritje, vetëm 
gjatë 24 orëve të fundit në Gjirokastër dhe Tepelenë janë evidentuar 22
vatra zjarri, prej të cilave gjysma janë vatra të reja dhe gjysma të
riaktivizuara nga ditet e meparshme.

Sic njofton korrespondetja e Top Channel ne Gjirokaster nuk ka ende nje bilanc zyrtar te demeve qe kane shkaktuar keto zjarre, por paraprakisht mund te thuhet se zjarret nuk kane prekur vetem kullotat, por edhe nje pjese pyjesh apo edhe siperfaqete mbjella me ullinj.

Ne mesdite perballe qytetit te Tepelenes u vu re nje vater zjarri e madhe, qe vazhdonte te digjej edhe ne dreke, vater e cila ka prekur nje siperfaqe te konsiderueshme te mbjelle me ullinj. Gjithashtu, ne Tepelene, siper Ujit te Ftohte eshte demtuar nje siperfaqe pylli dhe disa hektare kullota.

Persa i perket rrethit te Gjirokastres zjarret, te cilat ende nuk kane autoret perkates, kane demtuar nje masiv pishash ne hyrje te Libohoves. Ndersa mbremjen e se enjtes jane rrezikuar tre shtepi mes Libohoves dhe Nepravishtes, ndersa nje vater tjeter e rrezikshme zjarri ka shkuar fare prane fshatrave Andon Poci dhe Cepun. Problematike eshte se ne gjithe qarkun e Gjirokastres ka vetem 3 zjarrfikese, te cilat jane te pamjaftueshme per te nderhyre ne te gjitha vatrat e zjarrit. Forcat e policise jane ato qe jane me shume te angazhuara dhe qe kane dhene ndihmen kryesore ne shuarjen e zjarreve.

Top Channel