Brazil, zhvillohet Mister Gjyshi

12/08/2011 15:30

Nëse mendoni se ata janë si vera, nuk gaboheni.

Aq më shumë duke parë këtë konkurs bukurie të gjyshërve në Sao Paulo të Brazilit. Fituesi ishte 60-vjeçari Sergio Cardoso, i cili mori shumë duartrokitje nga 300 spektatoret femra.

Kandidatët gjyshër duhet të tregonin aftësi në kërcim krah bashkëshorteve apo mikeshave të tyre. 65 gjyshër u regjistruan për të marrë pjesë në këtë konkurs, por vetëm 25 arriten në finale.

Përveç çmimit të parë, gjatë edicionit të tetë të këtij konkursi u ndanë dhe mister buzëqeshja, eleganca, karizma, madje dhe mister turpi.

Konkursi organizohet nga një klinike mjekësore që synon të promovojë shëndetin e burrave dhe grave mbi 60 vjeç.

Top Channel