Zënka në cift, burri i gatuan macet gruas së tij

11/08/2011 01:20

Përndiqte bashkëshortin e saj duke i kërkuar që ta linte të dashurën, edhe pse vetë kishte dy vjet që nuk jetonte në një shtëpi me të. Bashkëshorti, në shenjë hakmarrje, e fton për darkë dhe i gatuan dy macet që gruaja e tij mbante.

Ngjarja e pazakontë, në kufijtë e horrorit, ka ndodhur në rrethinat e Milanos në Itali.

Gjithcka është denoncuar nga bashkëshortja nëpërmjet një letre dërguar online shoqatës për mbrojtjen e kafshëve në Itali ku i kërkon asaj mundësinë për nisjen e një procedimi penal ndaj bashkëshortit të saj.

Gruaja jetonte prej dy vjetësh e ndarë nga bashkëshorti, por sic pohon edhe vetë në letrën dërguar shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, “nuk mund të pranonte lidhjen e re të bashkëshortit të saj”.

Top Channel