Ndërron jetë një pacient me ethet hemorragjike

11/08/2011 12:50

Një pacient i prekur nga ethet hemorragjike ka ndërruar jetë në spitalin
infektiv në Tiranë, ndërsa katër të tjerë jane nën kujdesin mjekësor.

Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Invektive Silva Bino, në spital ndodhen edhe dy pacientë të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Këta paciente janë rreth moshës 40-45 vjec nga qyteti i Lezhës dhe Lacit.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat, ndërsa ethet hemorragjike nga minjtë.

Zonja Bino bën thirrje për dezinfektim dhe deratizim të zonave që janë vatra të këtyre sëmundjeve për të ndalur përhapjen në njerëz.

Top Channel