Gjirokastër, zjarr në një masiv pishash

11/08/2011 18:50

Një zjarr ka rënë në një masiv pishash në zonën mes Libohovës dhe Nepravishtës duke djegur rreth 5 hektarë.

Zjarri në orët e pasdites ka rrezikuar disa banesa dhe një pikë karburanti.

Forca të shumta policie, banorët e zones dhe një zjarrfikëse janë të angazhuar në shuarjen e flakëve.

Autoritetet thonë se zjarret janë vënë qëllimisht për hapjen e kullotave.

Top Channel