Disa dentistë kolumbianë ia kanë dedikuar karrierën e tyre dhëmbëve të kuajve.

Kuajt mund te pertypin bar e tagji edhe 14 ore ne dite, megjithate, ata qe marrin pjese ne gara dhe ponie-t e perdorur ne sportin e Polos, i nenshtrohen dietave rigoroze qe shpeshhere, sjellin edhe probleme.

Kontrolli i ushqimit konsiderohet nje menyre e mire per te rritur performancen e kafsheve. Por nga ana tjeter, ai u demton dhembet, duke qene se dritherat e bute nuk lejojne pertypjen e shpeshte si ajo e barit te fresket me te cilin jane mesuar neper livadhe. Dhe grupi i dentisteve te dedikuar kesaj pune te vecante, thote se kerkesat per sherbimet e tyre, jane gjithmone e me shume ne rritje.

“Kali supozohet te jete nje kafshe e lire. Ne momentin qe ata mbahen ne stalla, fillon t’u ndryshoje edhe ushqimi. Ai behet me i bute, bari dhe karrotat perpunohen. Keshtu, kalit nuk i duhet te pertypet shume per te bluar ushqimin. Per kete arsye, dhembet fillojne te rriten derisa krijohet nje lloj formacioni i mprehte qe i pengon levizjen korrekte dhe ne ate pike, ai fillon ta gelltise ushqimin sic eshte. Por duke qene se e traktin tretes e ka te shkurter, lendet ushqyese nuk arrijne te absorbohen sic duhet”, thotë dentisti i kuajve Andres Franco Seavedra.

Stomatologet qe kane vendosur t’i japin nje kthese te tille karrieres se tyre, jane profesioniste, thote Reuters, dhe deri vone kane trajtuar njerez. Ata qe kujdesen per kuajt, nuk i bejne thjesht nje pastrim te dhembeve, por i vendosin edhe aparate per korigjimin e kafshimit. Nje seance kushton 165 dollare amerikane dhe zgjat nje ore, periudhe gjate se ciles mbi kafshen perdoret anestezia.

Top Channel